Në Manëz tanimë mund të gjeni pikën më të re të rrjetit të supermarketeve “Extra Market”!
Ditën e shtunë më 6 prill u bë dhe inaugurimi i hapjes së filialit të ri “Extra Market”, ku ndër të ftuarit e shumtë ishin Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dhe Deputeti i Qarkut Durrës, Jurgis Çyrbja, miq e të afërm të familjes Sula, e cila qëndron pas kësaj sipërmarrjeje të re.
Për të gjithë banorët e zonës tashmë vjen një mundësi e shkëlqyer, ku do të kenë mundësi të gjejnë plot oferta dhe një gamë të gjerë produktesh italiane dhe vendase duke e kthyer këtë supermarket në zgjedhjen e tyre të parë.
Familja Sula do të kujdeset që në këtë biznes e të ri të suksesshëm të saponisur, t’u ofrojë banorëve shërbim cilësor dhe një larmishmëri produktesh me çmimet më të arsyeshme, si dhe mbi të gjitha një shërbim të kulturuar për klientët.
Një supermarket i ri që në fakt sjell njëkohësisht një zhvillim ekonomik dhe sipas deputetit Jurgis Çyrbja, familja Sula si shembulli më i mirë i njerëzve të punës, me hapjen e këtij biznesi ka ndezur motorët e një hapësire të re punësimi për banorët e zonës.
Në urimin e tij gjatë inaugurimit, Çyrbja theksoi se hovi i pandalshëm i bizneseve në periferi të Durrësit është realitet i cili po standardizohet gjithmonë e më shumë.
I pozicionuar në qendër të Manzës, në rrugën “Ali Beqja”, “Extra Market” tërhoqi në dyert e supermarketit qytetarë të shumtë që në momentet e para të rrugëtimit të saj, rrugëtim i cili me siguri do të jetojë për shumë gjatë…





