Në ditën Ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave, shoqata Gender Paqe e Siguri ka hapur sot fushatën e  “16 ditëve të Aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”.

“Dëgjo, Beso, Mbështet të mbijetuarat e dhunës”, është slogani i këtij viti i kësaj fushate ndërkombëtare.

Anëtaret e kësaj shoqatë kanë ngritur në sheshin “Liria” në mënyrë simbolike një tendë për të kujtuar 6 gra dhe vajza që kanë humbur jetën gjatë vitit 2020 për shkak të dhunës në familje.

Rezarta Agolli, avokate pranë shoqatës u shpreh se gjatë viteve 2019 dhe 2020 qyteti i Durrësit mban vendin e parë për urdhër-mbrojtjet e lëshuara dhe dhunën në shkallë republike.

Stafit të shoqatës ju bashkua edhe drejtoresha e Shërbimit Social, Bashkia Durrës, Meme Xhaferraj për hapjen e kësaj fushate.