Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se këtë të premte në orën 19:30 do të bëhet hapja e kryqëzimit tek ish-sheshi “Shqiponja” në Tiranë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ARRSH bën me dije qarkullimi në këtë kryqëzim do të bëhet nën regjimin e semaforëve, duke kompletuar kështu planin definitiv të menaxhimit të trafikut për nivelin zero.
“Sot në orën 19:30 do të bëhet hapja e kryqëzimit tek ish-Sheshi “Shqiponja” nën regjimin e semaforëve duke kompletuar kështu planin definitiv të menaxhimit të trafikut për nivelin zero”-shkruan ARRSH.