Ekspozita “Dy botë, një realitet” bëri bashkë në Durrës dy piktorë shqiptarë që vijnë nga dy treva të skajshme të Shqipërisë së madhe, Çamëria dhe Kosova.

Artistët Abaz Hado dhe Kamuran Goranci zgjodhën qytetin bregdetar për të prezantuar tablotë e tyre, të realizuar kryesisht gjatë viteve të fundit.

Dy botë të ndryshme, por që takohen në një realitet të përbashkët.

Piktori Hado prezantohet në këtë ekspozitë me 11 tablo dedikuar natyrës, ndërsa kolegu i tij nga Kosova ka sjellë 10 kompozime ku bie në sy ndërthurja e ngjyrave të forta dhe punimi abstrakt. Të dy artistët kontemporanë sjellin në kanavacë një pikturë moderne dhe me plot vlera artistike.  

Ekspozita “Dy botë, një realitet” do të qëndrojë e hapur deri më 4 tetor.

M.B.