Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës ka hapur dyert për ekspozitën e radhës të nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të apasionuar pas pikturës.
Këtë herë, kanë qenë 30 tablotë e Ejona Petoshati 16-vjeçares nxënëse e vitit të dytë në një nga shkollat jo publike të Durrësit, që kanë mbushur sallën e QKF-së me plot ngjyra e dritë.
E apasionuar prej vitesh pas artit të pikturës, adoleshentja durrsake ka sjellë në tablotë e saj shumëçka nga bota e saj e brendshme, pasionet e saj, por edhe mjedisi që e rrethon dhe që e ndihmon të frymëzohet për të shprehur talentin në telajo.
Për drejtoreshën e QKF-së, Stela Feshti, nisma e ndërmarrë nga institucioni i drejtuar prej saj për të hapur dyert për artistët e rinj të Durrësit është një mundësi më shumë për nxënësit e talentuar në artet pamore të ekpozojnë punimet e tyre para artdashësve të qytetit, por edhe bashkëmoshatarëve të tyre.
Ekspozita e 16-vjeçares Ejona Petoshati do të jetë e hapur deri ditën e premte.
M.B.





