Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se tashmë Pakoja e Madhe që kishte premtuar është vënë në zbatim.

Nënat që kujdesen për fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe e kanë të pamundur të punojnë, shteti do ia njeh si vite pune.

Kjo nismë nisi së zbatuari më 1 janar. Me anë një video të postuar në “Facebook-un” e kryeministrit, qartësohen të gjitha hapat se si përfitohet.

Hapi i parë është hapja e një llogarie në E-Albania, për ato nëna që nuk e kanë një të tillë. Mes të gjitha opsioneve, duhet të zgjidhet opsioni:

“Aplikim për përfitimin nga program i veçantë nga shteti….kliko butonin përdor”

Më pas shfaqet një formular, një pjesë e të cilit automatikisht është i plotësuar.

Pjesa e mbetur për numrin e fëmijëve dhe të ardhurat në familje, do të duhet të plotësohen. Kjo do ju sjell informacionin se ju jeni përfituese e programit dhe shteti do paguaj sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Përfituese janë nënat, familja e të cilave nuk kalojnë 100 mijë lekë të ardhura në muaj.