Tuneli i Murrizit është hapur për qarkullimin e automjeteve mesditën e kësaj të premteje. Pavarësisht festës e entuziazmit të dibranëve që ka qenë prezent prej mëngjesit, në të dyja anët e Qafë-Murrizit ka pasur trafik të rënduar. Kjo sepse një numër i madh shoferësh kanë dashur të përshkojnë këtë rrugë tanimë përmes tunelit, në vetëm 2 orë.

Mësohet se tuneli me gjatësi 3.8 km është veshur me tub metalik dhe punimet janë kryer në sajë të standardeve bashkohore.

Pas 7 vitesh punë, ku janë hasur një sërë problematikash me gjeologjinë, është finalizuar ky projekt mjaft i rëndësishëm. Në inaugurim ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili është pritur me këngë e valle në hyrje të tunelit.