Hapet rruga për krijimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke nisur procesi i përzgjedhjes së magjistratëve që do të jenë e kësaj gjykate.

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi më 27 dhjetor 2018 mbledhjen e radhës në të cilën u shqyrtuan disa nga prioritet në lidhjen me funksionimin e Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe emërimin e kandidatëve për magjistratë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës.

Mësohet se në këtë mbledhje është vendosur dhe procedura për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve të këtyre gjykatave.

"Më përputhje me komptencat e përcaktura nga ligji, Këshilli vendosi nisjen e procedurës për caktimin e përkohshëm të gjyqtarëve pranë Gjykatave së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke i hapur rruge krijimit të këtyre gjykatave."

Kjo strukturë së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit do të zëvendësojë Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe do të kenë juridiksion për hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Po kështu KLGj bën me dije se ka nisur procesi i komunikimit me institucionet shtetërore kompetente për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kandidatëve për magjistratë të diplomuar në vitin 2018.

Këshilli miratoi deklarimin e mbarimit të statusit të gjyqtarit Metush Saraçi, për shkak dorëheqjeje./OraNews