Pas orësh kaotike dhe problemesh të shkaktuara nga moti i keq, kthehet në funksion të plotë aksi rrugor Tropojë-Valbonë.
Policia e Shtetit dhe autoritetet e Emergjencave njoftuan sot në mbrëmje se aksi është funksional.

“Shërbimet e uniformave blu dhe të mirëmbajtjes së rrugës janë në terren. Në pjesët ku ka prezencë akulli vijon kriposja, ndërsa në një pjesë kanë filluar reshjet e shiut”, thuhet në njoftim.

Policia Rrugore apeloi për drejtuesit e mjeteve që “të moderojnë shpejtësinë, të rrisin vigjilencën gjatë drejtimit të mjetit dhe të ndjekin udhëzimet”.





