Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Hania të Kretës hapi shkollën e parë shqipe në këtë vend dhe në një rrethinë tjetër të tij, Paliohora. Një arritje e madhe kjo në sajë të këmbënguljes së kryetarit të komunitetit Afrim Avdija dhe mësueses vullnetare në ndihmë të komunitetit shqiptar Hania, për dhënien e gjuhës shqipe, Malvina Qirko.

Në fotot që përfaqësues të këtij komuniteti kanë dërguar në redaksinë e “DurrësLajm”, shfaqen disa prej momenteve nga inaugurimi i kursit të parë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Paliohora, Hania të Kretës, ku të pranishëm ishin: Zëvendësambasadori i Shqipërisë në Greqi Florjan Nova, Kryetari i FSHSH-së në Greqi, Ermal Sula dhe Kryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi Anila Velaj Kila.

Ky pra ishte rezultati i punës dhe këmbënguljes së vazhdueshme të kryesisë së Komunitetit të Emigrantëve Shqiptarë në Hania.