Ministria e Bujqësisë ka hapur thirrjen për investime në zonat rurale.
– Advertisement –
Përmes një skeme kombëtare, ministria ofron një paketë financimi që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje përmes granteve.
“Skema e Investimeve 2025 ofron një fond me vlerë 20 milionë euro, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, që mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara”, thuhet në njoftim.
Kredia e butë, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.
Programi hap mundësi të reja për ndërtimin e serrave diellore; mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta; rrjeta antibreshër; ndërtimin e mjediseve për mbarështimin e blegtorisë dhe investime në agroturizëm.
Ai është i hapur deri në 30 shtator për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë bujqësore, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale.





