Në Shqipëri është hapur mbrëmjen e sotme spitali Covid 4. Pacientët e parë kanë hyrë në këtë spital, të ardhur nga Covid 1 dhe Covid 3.
Kujtojmë se hapja e spitalit Covid 4, është bërë pasi numri total i të shtruarve në të tre spitalet ditën e sotme shkoi në 491 persona.
Në një deklaratë për mediat, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se kjo ishte pjesë e strategjisë për të bërë të mundur vijimin e shërbimit për ata që janë infektuar nga koronavirusi.
Manastirliu tha se me hapjen e spitalit ‘COVID 4’ do të kemi rritje të mjaftueshme të kapaciteteve për të pritur pacientët.





