Kryeministri Edi Rama i shoqëruuar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Drejtuesi politik i Qarkur të Dibrës, Blendi Klosi, ishin të pranishëm këtë të premte në hapjen e tunelit të Murrizit, i cili lidh Dibrën me Tiranën.

Gjatë prezantimit, zv.kryeminsitrja Balluku bëri me dije se tuneli është 3.8 kilometra i gjatë dhe është i përfunduar me të gjithë komponentët.

Sot hapet tuneli është 3.8 kilometrash i gjatë. Është i përfunduar në gjithë komponentët e tij. Gjithçka është funksionale. Kemi bërë të gjitha testet. Këtu ndodhen të vendosura të gjithë njësitet e zjarrfikëse. Kemi dhe tunelin e emergjencës. Ka 11 hyrje dhe dalje tuneli i emergjencës. Është një nga pjesët e krenarisë së infrastrukturës shqiptare. Po kalojmë në një tunel, që është i blinduar i gjithi në pjesë hekuri”, tha ajo.

Ndëkrohë kryeminsitri Edi Rama tha se muajin e ardhshëm do të hapët rruga Maqellarë-Peshkopi.