Unaza e Madhe e Tiranës është hapur në gjithë gjatësinë e saj për lëvizjen e automjeteve.
Të pranishëm në inaugurimin e hapjes së kësaj vepre infrastrukturore janë Kryeministri Edi Rama si dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet nga përgatitjet e fundit që po bëhen në këtë vepër të madhe infrastrukturore që pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun në kryeqytet.
Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra teksa shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë.