Ura më e gjatë në botë për këmbësorët është hapur në Portugali.

“516 Arouca” është emri që ka marrë për shkak se është më shumë se gjysëm kilometër e gjatë dhe e vendosur në qytetin Arouca.

Janë dashur më shumë se dy vite për ta ndërtuar dhe ka kushtuar 2.3 milion euro.

Ajo do të hapet zyrtarisht për vizitorët nga 3 maji. Megjithëse lartësia e saj ishte frikësuese disa banorë vendas tashmë e kanë pasur një shans për ta provuar.

Pritet që ura të bëhet një atraksion i vizituar turistik nga shumë turistë nga e gjithë bota.