Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Kretë mundë të aplikojnë për dokumente biometrike nga dita e sotme deri më 24 prill në zyrën e hapur nga IdentiTek në ishullin ku dhe jetojnë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Brendshme bën të ditur se çelja e zyrës së IdentiTek në Kretë, vjen në kuadër të projektit “Ishujt 2024”.
“Prej ditës së sotme ka nisur zbatimi i projektit “Ishujt 2024”, ku IdentiTek me një ekip të posaçëm po asiston shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Kretë për t’u pajisur me dokumente biometrike”, njofton Ministria e Brendshme.
“IdentiTek do të jetë në datat 22, 23 dhe 24 prill në Iraklio, Kretë (Ioanni Prokopidi 714 08, Nea Alikarnassos).
IdentiTek mbetet e angazhuar në misionin e saj për të ofruar mjete identifikimi të sigurta për të gjithë shtetasit e saj kudo ndodhen”, përfundon njoftimi.