Baza ajrore taktike e NATO-s u hap sot në Kuçovë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se “sot, deklarojmë zyrtarisht rihapjen e bazës ajrore të Kuçovës, një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri. Do të shërbejë si bazë ajrore teknike”.

“Më lejoni, të shpreh falënderim për këdo që punoi për rikthimin në shkëlqim  të plotë të bazës ajrore të NATO-s. Mirënjohje të gjithëve për prezencën dhe ndihmën tuaj. 4 marsi do të skalitet si dita kur pilotët amerikanë dhe italianë, fluturuan mbi qiellin e Kuçovës”.