Ajo që supozohej të ishte një ditë pushimi përfundoi në një tragjedi në një Florida. Një vajzë, rreth 7 vjeç, humbi jetën pasi u bllokua nga rëra në një gropë që po hapte në breg të detit. Së bashku me të ishte edhe një djalë 7 vjeç.
Të dy fëmijët kishin hapur një gropë rreth 1.8 metra të thella. Por papritmas, rëra u shemb duke zënë poshtë tërësisht vajzën dhe djalin deri në kraharor. Siç duket nga pamjet e bëra publike nga mediat amerikane, janë të shumtë pushuesit që janë përpjekur që të heqin rërën me duar për të shpëtuar vajzën e bllokuar.
Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit të cilët përdorën lopatat për të hequr rërën. Fatkeqësisht kur efektivët shkuan te vajza ajo nuk merrte më frymë. Ata kryen ndihmën e shpejtë, por ishte shumë vonë për të. Pavarësisht se u dërgua në spital, ajo nuk mundi të mbijetonte.