I dërguari me punë nga SHBA në Shqipëri, David Wisner gjatë fjalës së tij në inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është shprehur se ky është një gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë ndaj aleancës. 

Ai shtoi se NATO është aleanca ushtarake më e suksesshme dhe më e qëndrueshme në histori dhe se simboli i angazhimit të saj është rritur edhe më tepër pas nisjes së  agresionit rus në Ukrainë. 

“Dëshiroj t’i bashkohem partnerëve, për ta përgëzuar Shqipërinë në përurim e kësaj baze. Gur kilometrik  në përkushtimin e Shqipërisë në NATO. 

NATO qëndron si aleanca më e suksesshme dhe e qëndrueshme në histori. Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia NATO është rritur si simbol i angazhimit. 

Përgëzoj dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar bashkëpunimin me NATO-s dhe të lëvdojmë qëllimin e Shqipërisë  për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë 

Ndërkohë që shkojmë drejt Samitit të NATO-s në verë, ne qëndrojmë së bashku, si përherë”,-u shpreh ai.