Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur për bazën ushtarake në Kuçovë, duke deklaruar se hapja e saj është dëshmi e rëndësisë stretegjike të Shqipërisë dhe rolit të vendit tonë në Aleancë Veri-Atlantike.

Postimi i deputetes Jorida Tabaku:

Sot shënjojmë një ditë të rëndësishme për Shqipërinë ndërsa festojmë 15 vjetorin e anëtrësimit të vendit në NATO me hapjen e bazës ushtarake në Kuçovë. Një dëshmi e hapit të rëndësishëm historik të ndërmarrë 15 vite më parë që shënjoi një herë e mirë ndryshimin gjesotrategjik të NATO-s me anëtarësimin e vendit tonë por edhe forcimin e sigurisë sonë kombëtare, lirisë dhe demoracisë.

Inagurimi i bazës së NATO në Kuçovë është një dëshmi e rëndësisë strategjike të Shqipërisë dhe rolit tonë në këtë aleancë. Një hap i rëndësishëm për forcimin e aleancës sonë në një kohë të vështirë që po kalon bota me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatën në Lindjen e Mesme. Një simbol i besimit që partnerët strategjikë si SHBA kanë ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.