Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi theksoi se duhet të rikthehet ligji i vitit 2008 për lustracionin.
Në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohen dy nismat e propozuara nga PS dhe PD për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit, Bylykbashi u shpreh kundër verifikimit për herë të dytë nga Autoriteti i Dosjeve i personave të cilët kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini- Bezhani.
Sipas Bylykbashit, edhe propozimi i Albeajt është i pa vlerë pasi dosjet janë të hapura. Deklarata e tij shkaktoi reagimin e deputetes socialiste, Ermonela Felaj, e cila tha se kjo është një ide e vjetër.
Bylykbashi: Ne duhet të rikthejmë ligjin e vitit 2008 për lustracionin, me mekanizma për të hequr të gjithë ata që kanë shkaktuar atë gjë, kush është gjallë nga drejtuesit politikë që ngritën atë. Të gjithë ata që janë dukshëm jo në mos anëtarë të PD në funksione janë anëtarë. Madje ta kishin bërë në kohë të kishte funksionuar në ‘95. Po të funksiononte ligji PS do të boshatisej. Rikthejmë lustracionin me ligjin e 2008-ës pastaj mbyllim të gjitha diskutimet e tjera, vazhdoni dhe indoktrinoni popullatën. Ata që janë gjallë e kanë vuajtur, jo vetëm dhunohen moralisht. Nuk jemi duke diskutuar këtë, kjo gjë o bëhet mirë, mendoj se duhet edhe të dënohen anëtarë të skuadrave të pushkatimit. A nuk u bë siç duhet në ’95-ën, hajdeni ta bëjmë siç duhet. Autoriteti është organi administratës sado i pavarur, por nuk ka më kompetenca. Nëse dalin prova të reja, gjykata ndryshon atë vendim që është marrë atëherë, e vërteta duhet të dalë deri në fund, nëse tregon se funksionarët duhet të ikin, duhet bërë. I qëndroj faktit që dosjet duhet të jenë të hapura. Mendimi i zotit Balla është në kundërshtim me Kushtetutën.
Felaj: Juve po na kërkoni që të rikthehemi në atë kohë, nuk jemi më në vitin 95. Po themi që hiqni këto certifikata dhe çdo person që do të jetë protagonist. Është një vendim i tejkaluar, sot po bëjmë një diskutim me premisa të reja.





