Pasi kryeministri Rama kritikoi çeljen e fushatës elektorale të PD-së për shkak të grumbullimit të mijëra demokratëve, ka ardhur reagimi i nënkryetarit të selisë blu Edi Paloka.

Sipas drejtuesit politik të qarkut Durrës, sot ishin dy përballje “e shkuara e erret dhe plakur me te ardhmen plot shprese e energji!”

Nga ana tjetër, Paloka e vë theksin atë që ai e konsideron “vetminë” e Ramës.

“U perpoq ta justifikoje vetmine e tij me gjoja zbatimin e rregullave te pandemise. “Ata nuk i zbatojne rregullat, ne i zbatojme”,- tha. Po kushdo e kupton se nuk jane “rregullat” ato qe kane sjelle vetmine e tij.”,- shkruan Paloka.

Më tej ai shton se krahasimi mes dy hapjeve të fushatës tregoi se “edhe shumica e socialisteve te thjeshte, po presin e kerkojne largimin e te keqes”.

Postimi i plotë:

Sot ishin me qarte se kurdohere, balle per balle, e shkuara e erret dhe plakur me te ardhmen plot shprese e energji!

Ne nje ane force, energji, shprese e ndricim.

Ne anen tjeter pupace qe ju dridhej zeri e ju ngatrroheshin fjalet, ne nje sfond te erret e mbi te gjitha fytyra e nxirosur e nje njeriu qe mes gulcimave e frymemarrjes se renduar, leshonte si nje plake e keqe gjithe mllefin ndaj te rese dhe te bukures qe kishte perballe.

Foli nje ore per hapjen e fushates se PD, e mori ne goje, nuk e fshehu dot cmiren dhe mllefin sepse atje pa fundin e tij.

U perpoq ta justifikoje vetmine e tij me gjoja zbatimin e rregullave te pandemise. “Ata nuk i zbatojne rregullat, ne i zbatojme”- tha

Po kushdo e kupton se nuk jane “rregullat” ato qe kane sjelle vetmine e tij . Sic u mblodhen qindra e mijera qytetare tek sheshi i PD megjithese ne ju kishim bere te qarte se hapjen e fushates do ta ndiqnin nga mediat, ashtu ne menyre spontane mund te ishin mbledhur dhe socialistet qofte edhe jashte rrethimit te policeve e bodyguardeve te shumte te Rames. Po e verteta eshte se edhe shumica e socialisteve te thjeshte, po presin e kerkojne largimin e te keqes.

Sot filloi me 25 prill merr fund! Rama do iki, shqiptaret do fitojne!#shqiperiafiton

Posted by Edi Paloka on Thursday, March 25, 2021