Ashtu siç pritej, hapja e lokalit më të ri në zonën e Plazhit në Durrës, do të ishte një festë luksoze me figura të njohura të showbizz-it shqiptar. E si mund të ndodhte ndryshe, kur pronari i saj është reperi i famshëm Noizy….

Rigels Rajku njihet për jetën luksoze dhe shumat marramendëse që shpenzon në makina e veshje. Pas disa blerjeve në pasuri në paluajtshme, ai tashmë po futet edhe në biznesin e jetës së natës, jo më si artist performues, por si sipërmarrës.

Mbrëmë është çelur lounge bar-i i tij më i ri, i quajtur “Rigels Shisha Lounge”. Natën e hapjes, hyrja ka qenë vetëm me ftesa, ku dominonin figura të njohura të ekranit shqiptar.

Noizy ka publikuar vetë dy video në faqen e tij në “Instagram”, ku filmon arredimin e lokalit dhe të ftuarit e tij. Ndër to dallohen këngëtari Sabiani, i cili shihet teksa përgatitet që të këndojë, gazetarët Eraldo Rexha, Edian Gjoni, Ervin Kurti, sportistja Dorina Mema etj. Sigurisht që nuk kishte si të mungonte edhe një ndër shokët e tij më të mirë, Erik Fullani.

“DurrësLajm” ka shkëputur disa foto nga videot e publikuara në faqen e Noizy-t.