Ditën e sotme u hap zyrtarisht rruga Kardhiq-Delvinë, që tashmë shkurton me 45 minuta rrugën për në Sarandë.

I pranishëm në inaugurimin e këtij aksi ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili u prit me kengë labe nga grupi “Zëri i Bilbilit”.

Brenda tunelit të Skërficës, grupi performoi me vargjet e krijuara enkas për këtë moment, me lavde për kryeministrin dhe ministrat.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së tunelit të Skërficës ishin ministrat Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakët e qyteteve të jugut.

“Tre janë emrat që ja bënë

Këtë dhuratë labërisë

Damjani edhe Balluku

 Dhe kreu i qeverisë”

 Mbase do merren me grupin

  Që e mburrëm qeverinë

  Kush punon për këtë truall

  Këngën labe ka shpërblim”