Kryeministri Edi Rama mbërriti në zonën e Dukatit, aty ku pritet të hyjë në ambientet e Tunelit të Llogorasë për të inauguruar dhe këtë vepër, e cila do të lidh Dukatin me Palasën.

Në hyrje të tunelit, Rama u përshëndet nga grupi Lab dhe grupet popullore të labërisë.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut. Këtë vit tuneli do të jetë pa pagesë, por vitet e ardhme do të jetë i aksesueshëm vetëm përmes pagesës, që do të kushtojë rreth 5 euro.