Ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha, pas hapjes me forcë të Bashkisë së Kamzës nga mbështetësit e PS, e ndërsa më pas ka mbërritur edhe i zgjedhuri më 30 qershor, Rakip Suli.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se “hajduti i miliona euro te shqiptareve, Rakip Suli, zaptoi bashkine e Kamzes me ndihmen banditit Sali Skura”.

“Hajduti Rakip Suli me ndihmën e banditit Sali Skura dhunuan dhe zaptuan sot me forcë selinë e Bashkisë Kamëz. Për dhunën hajdutërore të dy këta kriminelë do të përgjigjen shpejt para ligjit! Uroj për të mirën e tyre dhe të Hajdutit Psiqik, që ajo ditë të vijë më shpejt se dita e përballjes me zemërimin e popullit!

Rakip Suli ky hajdut i milonave të shqiptarëve me tendera dhe qira që i përfitoi kur ishte deputet në konflikt të pastër interesi, duhet të ishte ndjekur penalisht dhe dënuar. Sali Skura i dosjes 184 që ngrinte postblloqe për të ndaluar votuesit e opozitës duhet të ishte në burg.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare!”, shkruan Basha.