Një 27-vjeçar nga Vlora ka përfunduar në pranga të policisë.

Mësohet se i arrestuari S.K., përndiqte ish-të fejuarën, ndërsa hapte adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës intensive për kapjen e shtetasve të cilët kryejnë vepra të ndryshme penale, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit:

S.K., 27 vjeç, banues në Vlorë.Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S.K, për motive të dobëta ka përndjekur ish të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit S.K për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.