Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit në lidhje me taksën ndaj Serbisë.
Haradinaj shkruan në Facebook se është i kuptueshëm frustrimi i Ramës ndaj tij, pasi nuk ja fal dot që i ka prishur planin serbomadh.
Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Rama po vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrov, pas kthimit nga Moska.
POSTIMI I PLOTË
I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.
Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.
Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori.





