Ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrit shqiptar Edi Rama lidhur me takimet me ndërkombëtarët dhe qëndrimet e tyre mbi çështjen e Kosovës.
Në një intervistë për RTK-në, kreu i AAK-së tha se bisedën e ë pakëndshme dy vjet më parë në Berlin ai e ka patur me Ramën, por jo me liderët e tjerët evropianë.
“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që i thotë sot janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na dërgonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj, ndërsa pohoi se në Berlin nuk i mbrojti arat e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.





