Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët e tij.

Shefi i qeverisë së Kosovës ka thënë për RTK se liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm. Po ashtu, sipas tij, po këtë muaj do të formohet edhe ushtria e Kosovës.

"Kosovarët mund të lëvizin pa viza para muajit mars të vitit që vjen. Gjithashtu edhe FSK-ja para atij muaji, mund të shndërrohet në ushtri të Kosovës. Madje muaji mars mund të jetë koha më e largët kur këto dy procese mund të realizohen", tha Haradinaj.

Për këto dy çështje dhe shumë të tjera, kryeministri do të udhëtojë më 18 dhjetor në Bruksel.

Është hera e parë që për liberalizimin e vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës, sipas kryeministrit ka një afat kohor e që është marsi.