Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj po e kalon këtë fundjavë në bregdetin e Durrësit.
Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri kosovar tregon se është takuar me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, nga bashkëbisedimi me të cilën ka publikuar dhe foto.
“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, shkruan Haradinaj.





