Partitë politike në Kosovë kanë dorëzuar dje në mbrëmje dokumentat formale për koalicionet parazgjedhore, teksa surpriza ka ardhur padyshim nga bashkëpunimi mes PDK, AAK dhe NISMA.
Këto tre forca politike, në bazë të një marrëveshjeje të arritur në limitet e afateve të përcaktura nga KQZ-ja, kanë vendosur të garojnë bashkë në procesin elektoral të 11 Qershorit, ndërsa duke thyer çdo parashikim, ndonëse lista do të udhëhiqet nga Kadri Veseli, kandidati për Kryeminsitër, do të jetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas akordit, në listën e përbashkët të kandidatëve për deputetë, 50% e përfaqësuesve do të jenë nga PDK-ja, ndërsa 50% do të jenë nga NISMA dhe AAK.
Gjithashtu, Partia Demokratike e Kosovës, pritet të marrë kontrollin e shumicës së dikastereve qeveritare, gjithmonë nëse koalicioni do të jetë i suksesshëm.