Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar BE-së të ndihmojë vendin e tij me liberalizimin e vizave tani kur dhe pritet vendimi i shumëpritur.
Në një takim me shefin e zyrës së BE dhe përfaqësuesin special Tomáš Szunyog, Haradinaj konfirmoi se u diskutua edhe situata aktuale me aktakuzat nga Haga në të cilën po kalon vendi.
“Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Biseduam për situatën aktuale dhe sfidat në të cilat po kalon vendi ynë. Ambasadori Szunyog qartësoi se vendimi për liberalizimin e vizave është në dorën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Unë i shpreha qëndrimet e mia dhe të Aleancës, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave. RH”, shkruan Haradinaj në Facebook.





