Në një intervistë për “RTK”, Ramush Haradinaj ka posti i kryeministrit është mënyra e vetme përmes të cilës ai mund të kontribuojë në të mirë të Kosovës.
“AAK ka marrë një ofertë për të ndarë përgjegjësitë dhe besoj se një koalicion me PDK-në do të bëhet. AAK është e interesuar që të ndryshojë situatën në vend, pasi gjendja aktuale nuk është e mirë”,- ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka nënvizuar se edhe pa u bërë pjesë e koalicionit AAK do të marrë përsipër përgjegjësitë, për të ndihmuar në realizimin e reformave dhe në proçeset integruese të Kosovës.
Ndërsa në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj ka thënë se ky proces është përgjegjësi e të gjithëve dhe jo vetëm e qeverisë.
“Temat që trajtohen në dialog janë edhe te mijat edhe të Aleancës dhe nuk janë vetëm të qeverisë. Unë nuk mund të kursehem kur bëhet fjalë për interesat e vendit. Të gjithë duhet të kuptojnë diçka, që është buka dhe uji për qytetarët e tij”,- ka theksuar lideri i AAK-së.