Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij të ndjerë Enver Haradinajn..

Haradinaj shkruan në Facebook se vëllai i tij triumfoi në luftë e u nda nga jeta në liri.

“Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por ajo, padrejtësisht të rrëmbeu në agun e lirisë. Ne ende vazhdojmë luftën për t’ia dhënë lirisë dimensionin e drejtësisë. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla”.