Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me heqjen e pjesshme të taksës nga qeveria e Kosovës ndaj Serbisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se qeveria në largim nuk ka mundur të ikë pa e larguar taksën, duke zhvlerësuar kështu kundërvlerën finale për marrëveshjen me Serbinë.

Ai theksoi gjithashtu se me këtë veprim qeveria Kurti zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp.

RH