Kryeministri Ramush Haradinaj, bashkë me 5 drejtuesit e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të hënën do të jenë mysafirë të qeverisë britanike, si nikoqire e Samitit të pestë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Fokusi i pjesëmarrjes së delegacionit nga Prishtinë, sipas kordinatorit Nacional për Reforma Shtetrore Besnik Tahiri, do të jetë prezantimi i arritjeve në disa fusha.
Sipas agjendës së qeverisë britanike, fushat kyçe do të jenë bashkëpunimi ekonomik i këtyre vendeve, ai në fushën e sigurisë dhe sundimit të rendit e ligjit, si edhe tejkalimi i mospajtimeve lidhur me konfliktet e viteve të 90-ta.
Pjesëmarrës krahas drejtuesve të Bashkimit Evropian, pritet të jenë edhe përfaqësues të Austrisë, Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë.