Me sloganin “Forca e Kosovës”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore nga komuna e Prizrenit.
Në këtë vend, ku siç shkruan kandidati për president nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, shqiptarët kanë shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë.
“Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.





