Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka këmbëngulur se taksa prej 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe atyre që vijnë nga Bosnja e Hercegovina në Kosovë, do të vazhdojë të jetë në fuqi. Dhe nëse kjo do të rrezikonte jetëgjatësinë e qeverisë së tij.
Në një intervistë për televionin KTV në Kosovë, Haradinaj foli sërish dhe për idenë e korrigjimit të kufijve, duke mos ndryshuar qëndrim, se një gjë e tillë ndodh vetëm me luftë.
Por mediat kosovare kanë vënë theksin tek një deklaratë e kryeministrit Haradinaj, i cili u shpreh se nëse do të largohej nga ky post, do të merrte me vete dhe Hashim Thaçin e Kadri Veselin.