Gjatë një takimi me shkrimtaren Helena Kadare, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë një afat rekord për liberalizimin e vizave.

Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj atyre që thonë se vizat nuk liberalizohen deri në fillim të vitit 2020 ndërsa theksoi se vizat do të hiqen brenda këtyre muajve. Sipas Haradinajt, deri në fund të këtij viti kosovarët do të mund të lëvizin pa viza.

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim pozitiv për liberalizmin e vizave për Kosovën. Ndërsa, gjatë muajit shtator Parlamenti Evropian ka votuar pro lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Në dhjetor të këtij viti pritet që Këshilli i Ministrave të japë vlerësimin mbi liberalizimin e vizave.