Ramush Haradinaj thotë se ushtria vjen në paqe dhe se propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë kundër serbëve në vend dhe fqinjëve, është e pabazë.
“Kosova do të qëndrojë në të drejtën e saj për ta mbrojtur veten. Ushtria jonë vjen në paqe dhe propaganda serbe se Kosova do ta përdorë ushtrinë e saj kundër serbëve në Kosovë dhe fqinjëve, është e pabazë. Ushtria e Kosovës është moderne, multietnike dhe është rritur bashkë me partnerët tanë NATO-n e KFOR-in dhe do vazhdojë të qëndrojë në këto vlera”, ka shkruar ai në Facebook.
Një ditë më parë, Kosova festoi krijimin e ushtrisë së saj, ndërsa sot, në ditën e parë të tij si kryekomandat i ushtrisë së re, presidenti Hashim Thaci, ka zgjedhur të bëjë homashe në Prekaz, ku edhe tha se po realizohet amaneti i dëshmorëve të lirisë.