Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të përballet me protestën e parë që prej marrjes së detyrës si kreu i qeverisë.
Një grup i pakënaqur i veteranëve të UÇK-së, përmes një komunikate dërguar mediave, kanë bërë të ditur se sot do të mbahet një protestë në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 11:00, shkruan gazeta “Zëri”.
Ky grup i veteranëve kanë thirrur këtë protestë në shenjë pakënaqësie të mos ofrimit të pagave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.