Ish kryeministri i Kosovës i akuzuar për krime lufte në Gjyqin e Hagës, Ramush Haradinaj ka festuar ditëlindjen e tij si dhe 10 vjetorin e martesës me gazetaren Anita Haradinaj.

Kjo festë u mbajt në një nga lokalet më luksoze në Prishtinë dhe bëhet e ditur se e gjitha kushtoi mbi 20 mijë euro.

Pjata për person ka kushtuar 28 euro dhe duke e mbledhur ketu edhe shumën e tavolina, rreth 800 sëbashku kanë arritur vlerën 17.640 euro.

Organizatorët janë kujdesur edhe për dekorin, si mbulesat që kanë kushtuar mbi 700 euro, lulet e freskëta mbi një mijë euro, instalacionet, pishina etj.

Të ftuar kanë qenë politikanë, artistë, miq, familjarë, dhe gjithcka ka shkuar ashtu siq e kanë paraparë Anita dhe Ramushi.

Për kënaqësinë e mysafirëve ishtë përkujdesur këngëtari Afrim Muqiqi, ndërsa më vonë ka kënduar Dafina Zeqiri për ti argëtuar edhe më shumë mysafirët.

Prezente ka qenë edhe zonja e parë e shtetit Atifete Jahjaga.

Surpriza e fundit ishin edhe fishekzjarret në qiell që edhe ato arrinin një shumë të madhe parash.