Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot për herë të parë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç.
Takimi Haradinaj-Brnabiç ka ndodhur në Bruksel, në kuadër të një darke pune, të organizuar nga shefja për diplomaci e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Para nisjes së darkës, Haradinaj ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë Brnabiçin.
Pamjet e publikuara nga BE tregojnë edhe momentin kur shefi i ekzekutivit kosovar i ka shtrënguar duart me kryeminstren serbe.