Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për një Mini-Shengen që ka për kryeqytet Serbinë.
Sipas tij, plani për krijimin e Mini-Shengenit është për të hequr taksën që Kosova i ka vendosur produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.
“Ne kemi marrëdhënie kontraktuale me BE. Secili vend ka kontratë me BE. Kosova e ka MSA dhe duhet të fokusohemi tek MSA. Nuk kemi nevojë për minishengen me kryeqytet Serbinë, ose lider Serbinë. E gjithë kjo bëhet për të hequr taksën. Është një by pass për të hequr taksën. Minishengeni një sukses ka nëse kishte mundur të heqe taksën. Prandaj ka nervozizëm këto kohët e fundit.”





