Në takimin përmbyllës të fundvitit që ka organizuar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj ka thënë se ky vit po përmbyllet me disa vendime jetike të përfunduara që e fuqizojnë shtetin e Kosovës.
Sipas kreu të AAK-së dhe të qeverisë, dialogu dhe taksa do të bëjnë që vitin e ardhshëm të arrihet ajo që ka munguar që dhjetë vite, siç thotë, njohja reciproke me shtetin fqinjë, Serbinë.
“Vendimet jetike për vendin, ne e përmbyllim këtë vit më procese të konsoliduar, kemi marr dy vendime që na fuqizojnë. Tjera është përfaqësimi në dialog. Taksa dhe dialogu i përfaqësuar, ju siguroj që ia jap Kosovës at që i ka munguar që dhjetë vet, njohja reciproke ndërmjet dy shteteve”, tha Haradinaj.
Kryeministri u shpreh se gjërat tani më kanë ndryshuar për Kosovën, sipas tij nëse para një viti ka pas njerëz që kanë menduar që pavarësia e Kosovës nuk do të jetësohet, sot është më ndryshe.
Ushtria, sipas Haradinajt është po ashtu një arritje e madhe, siç thotë ai, përmes saj është përmbyllur shtetësia e Kosovës.
Në lidhje me vizat, Haradinaj pohoi se populli i Kosovës e meriton dhe ka drejtë të lëviz brenda zonës shengen. Kurse për Gjykatën Speciale, Haradinaj tha se askush nuk e turpëron vetën, të gjithë kokë lartë t’i përgjigjën çfarëdo ftese, raporton KP.