Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa ndaj produkteve serbe nuk do shfuqizohet.
Edhe pas takimit që pati sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, Haradinaj tha se taksa mund të mbetet në fuqi përgjthmonë, po qe se nuk arrihet një marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Biseda ka qenë dialogu, zhvillimet rreth dialogut të ndërlidhura me taksën. Kemi dëshirë ta heqin taksën, synojmë ta heqim edhe për shkak se është synim i ShBA. E kishim hequr sot sikur të mbërrinim një marrëveshje gjithpërfshirëse për njohje”, theksoi Haradinaj, duke shtuar se taksa mund të mbetet në fuqi përgjithmonë.
Ndërkohë, SHBA vazhdimisht ka kërkuar pezullimin e tarifës së vendosur ndaj produkteve serbe. Në një përgjigje dhënë “Zërit” nga amabasada e SHBA-së në Kosovë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë apeluar tek udhëheqësit kosovarë për heqjen e taksës në mënyrë të vazhdueshme.