DURRËS, 13 nëntor 2014– Rita Orës duket se i ka mbetur peng ndarja me Calvin Harris, e ndërsa ky i fundit është shprehur se kjo gjë të largon stresin. Një ndër çiftet më të përfolur edhe pas ndarjes, çdo ditë e më shumë po shuajnë kureshtjen e fansave me deklaratat e tyre. Por Harris është treguar më i prerë, duke thënë se ndarja i ka larguar stresin dhe se nuk ka ndërmend të lidhet me dikë me famë.
“Nuk e kam parë që nga marsi. Është një gjë e mahnitshme, e mrekullueshme”. Kështu ka thënë DJ me famë botërore, Calvin Harris, kur është pyetur për ndarjen me Rita Orën. “E kam thënë edhe më herët, ndarja thjesht të largon stresin. Është gjë shumë e bukur”.





