Zëvendëspresidentja Kamala Harris foli pasi Kongresi amerikan certifikoi zyrtarisht rizgjedhjen e presidentit të ardhshëm Donald Trump. Harris tha se ajo kreu detyrat e saj kushtetuese për të siguruar që votuesve do tu numërohen votat e tyre.
“Sot bëra atë që kam bërë gjatë gjithë karrierës sime. Unë besoj shumë se demokracia e Amerikës është po aq e fortë sa edhe gatishmëria jonë për të luftuar për të. Sot, demokracia e Amerikës qëndroi,” – tha Kamala, duke vënë në dukje se iu përmbajt betimit të saj për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën.
Duke folur për procesin kushtetues të certifikimit të zgjedhjeve, Harris tha se kjo është diçka që amerikanët duhet të jenë në gjendje ta marrin si të mirëqenë.
“Sot ishte padyshim një ditë shumë e rëndësishme dhe kishte të bënte me atë që duhet të jetë normë dhe ajo që populli amerikan duhet të jetë në gjendje të marrë si të mirëqenë, që është se një nga shtyllat më të rëndësishme të demokracisë sonë është se do të ketë një transferim paqësor. të pushtetit”, – u tha Harris gazetarëve.