9 mars 2015 – Pas aksidentit të shënuar tre ditë më parë, gjëndja shëndetësore e Harrison Ford-it tashmë paraqitet më e stabilizuar. Djali i tij Ben përcjell lajme të mira për të gjithë fansat.
Ai ka thënë se gjëndja shëndetësore e aktorit Harrison Ford është drejt përmirësimit. Sipas tij, aktori është nën kujdesin e mjekëve më të mirë dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Aktori hollivudian u aksidentua tri ditë më parë, pasi avioni që pilotonte pati probleme në motor. Ford u ul në një fushë golfi pranë aeroportit Santa Monica në Los Angeles.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





